Trepça ’89 merr tri pikë ndaj Dukagjinit

Trepça ’89 ka fituar ndeshjen ndaj Dukagjinit me rezultat 3-0. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta”, vendasit e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 18-të me golin e Armend Gashit.
Pas kësaj fitoreje, Trepça ’89 është ngritur në kuotën e nëntë pikëve dhe mban vendin e katërt në renditje.
Kurse, për Dukagjinin ishte humbja e gjashtë dhe kjo skuadër ndodhet në fund të tabelës me vetëm dy pikë nga dy barazime.

Back to top button