Mori peng disa persona në një tren në Zvicër, policia vret iranianin

Autoritetet zvicerane njoftuan se kanë vrarë një burrë mbrëmjen e së enjtes pasi nën kërcënimin e sëpatës kishte mbajtur peng për gati katër orë 15 persona në një tren.

Incidenti ndodhi në qytetin Essert-sous-Champvent në linjën e trenit që lidh Baulmes dhe Yverdon-les-Bains në kantonin zviceran të Vaud pranë kufirit francez

Policia, mes tjerash, njoftoi se asnjë nga pengjet nuk është lënduar, teksa gjatë ndërhyrjes pengmarrësi mbeti i vrarë. Policia nuk dha asnjë detaj në lidhje me motivet e mundshme të burrit, i cili sipas policisë ishte një azilkërkues iranian 32-vjeçar.

Incidentet me pengje janë të rralla në Zvicër, por kanë ndodhur në banka dhe në biznese. Në janar të vitit 2022, punonjësit e një firme prodhimi të orëve u morën peng dhe u detyruan të hapin një kasafortë që mbante metale të çmuara.

Back to top button