Mori ryshfet rreth 6 mijë euro, u arrestua asistenti ekzekutiv i Ministrisë së Kulturës

Policia dje arrestoi një asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës, sepse ka marrë 5 mijë e 859 euro ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.
“DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull  kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €,  ryshfet nga  dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.”, informoi policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button