U arrestua personi që ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm në natën e vitit të ri

Policia sot informoi se u arrestua një person në Mamushë, i cili me 31 dhjetor 2021, duke festuar në qendër të komunës së Mamushës ka shtënë me armë zjarri me revole dhe pushkë gjahu dhe ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, pasi në qendër ka pasur qytetarë, që kanë marrë pjesë në festimin e vitit të ri.
“Informacioni ishte publikuar në rrjete sociale, hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë dy armë si: Pushkë gjuetie e llojit IMPALA PLUS dhe Pistoletë e llojit CANIK SFX 9.19. Për këtë vepër penale u arrestua i dyshimti Y.K i lindur në vitin 1986.”, ka informuar policia.
Në lidhje me rastin, u informua prokurori kujdestar, i cili urdhëroi që rasti të hetohet në procedurë të rregulltë./21Media

Back to top button