“Mos keni frikë, nuk do të dërgoheni në shtëpi”

Kancelarja Merkel siguron britanikët

Britanikët të cilët jetojnë në BE nuk duhet të kenë frikë se do të dërgohen në shtëpi menjëherë pas Brexit, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ajo theksoi se të drejtat të cilat Britania e Madhe do t’iu ofrojë shtetasve të vendeve të BE-së do të jetë në masë të madhe reciproke.

“Kur kemi dëgjuar çfarë Britania u ofron qytetarëve të BE-së nga 27 vende anëtare, të cilët jetojnë në këtë vend, edhe ne do të vazhdojmë natyrisht që të masë të madhe të bëjmë oferta reciproke”, tha Merkel në konferencën e biznesmenëve në Bavari, transmeton Reuters.

Back to top button