(Mos) transparenca e ministrive përmes faqeve zyrtare

Ministria më transparente, e cila ka përmbushur më së shumti tregues në raportin “Transparenca e ministrive përmes faqeve zyrtare” është Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërsa ministria më pak transparente, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Kështu është bërë e ditur sot nga organizata e pavarur Demokraci Plus (D+), e cila ka publikuar raportin “Transparenca e ministrive përmes faqeve zyrtare”.
Sipas Demokraci Plus (D+), raporti vlerëson transparencën e ministrive përmes informacioneve të publikuara në faqet e tyre zyrtare.
Për matjen e transparencës janë përdorur nëntë tregues që dalin nga Udhëzimi Administrativ për Web Faqet e Institucioneve Publike.
Punimin mund ta gjeni duke klikuar këtu./21Media

Back to top button