“Mosanëtarësimi i Kosovës në OKB dhe autonomia për serbët e veriut, rreziqet e dialogut”

 

Uështruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj sot ka informuar ka marrë pjesë në një diskutim virtual me Kongresin Panshqiptar Amerikan (KPA) për rreziqet e dialogut Kosovë – Serbi.

Ai përmes një shkrimi e ka bërë të ditur këtë, me ç’rast ka theksuar se Kosova rrezikon të mbetet si një entitet territorial duke humbur kapacitetin e mirëfilltë për të qenë akter i barabartë si shtetet tjera – nëse Qeveria e Kosovës nuk e ka seriozisht anëtarësimin e saj në OKB dhe kjo do të ishte humbje e një rasti historik për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës.

“Rreziku i dytë që paraqitet është autonomia për serbët e Kosovës dhe statusin e ekstraterritorialitetit për Kosovën, që do të shkatërronte përbrenda shtetësinë tonë. Kjo do të forconte pozitën e shtetit serb në Kosovë, ngjashëm si në Bosnje. Prandaj, duke parë sfidat, rreziqet dhe paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për t’u ballafaquar seriozisht me këtë çështje, si kryetar i PDK-së kërkova edhe nga Kongresi Panshqiptar lobimin e mëtejshëm në Washington, si adresën historike në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.”, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj.

Back to top button