Mosha dhe prejardhja e 2 viktimave nga COVID-19
Këtë të premte në Kosovë janë regjistruar edhe 2 viktima nga koronavirusi i ri.
Sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, një viktimë ishte e gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femrore.
Viktimat që humbën jetën nga Covid-19, ishte një grua nga Prizreni e grupmoshës 60-69 vjeç dhe një burrë nga Klina i grupmoshës 70-79 vjeç.
Sipas të dhënave, që prej 13 marsit 2020 e deri më 1 tetor 2021, Kosova ka regjistruar 2 mijë e 955 viktima./21Media