Mosha e 12 viktimave që vdiqën sot nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda një dite nga Covid-19 vdiqën 7 burra dhe 5 gra.
Në mesin e 12 viktimave që humbën jetën në 24 orët e fundit në Kosovë është një burrë i moshës 50 deri në 59 vjeç me vendbanim nga Gllogoci.
Ndërsa, 5 viktima të tjera janë të grupmoshës 60 deri ne 69, në mesin e tyre 3 burra nga Rahoveci, Istogu dhe Gjilani dhe 2 gra nga Vushtrria dhe Klina.
3 viktima janë të grupmoshës 70 deri në 79 në mesin e tyre dy gra nga Gjilani dhe Gjakova dhe një burrë nga Gllogoci.
3 viktima të tjera janë mbi moshën 80 vjeçare nga dy burra nga Mitrovica dhe Prishtina, si dhe një grua nga Fushë Kosova.
Deri më tani nga Covid-19 në Kosovë kanë humbur ejtën 2 mijë e 845 qytetarë./21Media 

Back to top button