ShSKUK furnizohet me Remdesivir

Nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë ilaçin Remdesivir, pasi që Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar sot Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës me këtë ilaç.
Remdesivir përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka liferuar 7 mijë e 920 njësi Remdesivir që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK.
Kjo është hera e parë që ShSKUK furnizohet me Remdesivir që nga fillimi i Pandemisë Covid-19, në Kosovë./21Media

Back to top button