Mosha e 14 viktimave nga COVID-19

Në Kosovë këtë të shtunë janë regjistruar edhe 14 viktima nga Covid-19.
Sipas raportit, 5 nga viktimat ishin të gjinisë femrore dhe 9 të gjinisë mashkullore.
Shtatë viktima ishin të grupmoshës 70-79 vjeç, 2 viktima i përkisnin grupmoshës 60-69 vjeç, 2 viktima në grupmoshën 40-49 vjeç. Ndërkaq, nga një viktimë u shënua në grupmoshat mbi 80 vjeç, 50-59 vjeç dhe 30-39 vjeç.
Sipas të dhënave, që prej 13 marsit 2020 e deri më 10 shtator 2021, Kosova ka regjistruar 2,772 viktima./21Media

Back to top button