Mosha e 22 jetëve të humbura sot
22 persona nga Kosova gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga Covid-19 sot kanë vdekur 13 gra dhe 9 burra.
Dy viktima janë të grupmoshës 30 deri ne 39 vjeçar, ndërsa 2 persona tjerë që kanë humbur jetën janë të grupmoshës 40 deri në 49 vjeç. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë 6 viktima janë nga mosha 50 deri 59, 5 të tjerë nga 60 deri ne 69 vjet. Ndërsa 4 viktima janë të grupmoshës 70 deri në 79, kurse 4 persona tjerë janë mbi 80 vjeçar.
Tre nga viktimat janë nga Gjakova, 3 nga Prizreni ndërsa nga Prishtina, Ferizaj, Rahoveci, Peja dhe Gjilani janë nga 2 viktima. Kurse nga Hani i Elezit, Mitrovica, Gllukoci dhe Klina janë nga 1 viktimë.
Në total numri i rasteve aktive është 27.404.
Ndryshe, 200 persona vdiqën nga Covid-19 për 10 ditë në Kosovë./21Media