Mosha e 23 personave që humbën betejën me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 23 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 424 raste të reja. Siç ka informuar MSh, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 burra dhe 10 gra.
Në mesin e viktimave janë tre persona të moshës 40-49 vjeç dhe dy persona të moshës 50-59 vjeç. Siç ka bërë të ditur ministria, 1 viktimë është e moshës 60-69 vjeç, 11 të moshës 70-79 vjeç dhe 6 viktima të moshës mbi 80 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit, 4 viktima janë regjistruar nga komuna e Vushtrrisë, 3 viktima nga Prizreni, nga dy viktima në komunat: Malishevë, Gjilan, Prishtinë dhe Suharekë, ndërsa nga viktimë në komunat: Shtime, Rahovec, Pejë, Istog, Viti, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gllogoc.
“Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582. Në total numri i rasteve aktive është 17.625.”, ka informuar MSh./21Media
May be an image of text

Back to top button