23 të vdekur, mbi 400 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 23 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 424 raste të reja, ndërsa janë shëruar edhe 1.324 pacientë.
“Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582. Në total numri i rasteve aktive është 17.625.”, ka informuar MSh.
Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.
Ndërkohë, deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
May be an image of text

Back to top button