Mosha e 24 viktimave që vdiqën si pasojë e Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda një dite nga Covid-19 vdiqën 18 burra dhe 6 gra. Sipas raportit të fundit të MSH-së, nga Covidi vdiqën dy persona të grupmoshës 40 deri në 49 vjeçar, ndërsa 4 persona tjerë që kanë humbur jetën janë të grupmoshës 50 deri në 59 vjeç.
Tre persona që vdiqën nga Covid-19 janë të grupmoshës 60 deri në 69. Kurse, nga mosha 70 deri 79 vdiqën 7 persona. Mbi moshën 80 vjeçare vdiqën 8 persona.
Siç njofton Minstria e shëndetësisë në Gllogovc janë regjistruar 4 viktima, në Prizren 3 viktima. Malishevë, Klinë, Fushë Kosovë dhe Shtime janë regjistruar nga dy viktima. Kurse, Shtërpcë, Deçan, Suharekë, Vushtrri, Mitrovicë, Pejë, Ferizaj, Obilqi dhe Gjakovë janë regjistruar nga një viktimë. /21Media

Back to top button