Fillon konferenca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ka filluar konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Pikat e kësaj konference janë nxjerrja e materialeve provuese, hetimet e Zyrës së Prokurorisë Speciale, hetimet e mbrojtjes dhe çështja e paraburgimit.
Seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund ta ndiqni këtu.
Ndërkohë që ditë më parë ka përfunduar konferenca përgatitore e ZPS-së në çështjen e ish-kryetarit të Organizatës së Veteraneve të Luftës, Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradinaj. Gjatë konferencës trupi gjykues nxori një numër vendimesh gojore që urdhërojnë mes tjerash se gjykimi në këtë çështje do të fillojë me 7 tetor me deklaratën hyrës të ZPS-së./21Media 

Back to top button