Mosha e 28 viktimave nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 28 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19. Siç ka informuar MSh, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 16 burra dhe 12 gra.
Në mesin e viktmave janë dy persona të moshës 40-49 vjeç dhe 5 persona të moshës 50-59 vjeç. Siç ka bërë të ditur ministria, 4 viktima janë të moshës 60-69 vjeç, 13 të moshës 70-79 vjeç dhe 4 viktima të moshës mbi 80 vjeç.
Nga 4 viktima janë regjistruar në komunat: Gjakovë dhe Gjilan, nga 3 viktima në: Ferizaj, Kamenicë, Mitrovicë, Prishtinë, nga dy viktima në: Malishevë dhe Podujevë, ndërsa nga një viktimë është regjistruar në komunat: Pejë, Skenderaj, Fushë Kosovë dhe Prizren.
“Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852. Në total numri i rasteve aktive është 24.484.”, ka informuar MSh./21Media
May be an image of text that says 'Ministria Shändetësisẽ Ministarstva Zdravstva Ministry Health COVID19 BASHKE IA DALIM! E MARTE 07.09.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e parè Numri totali dozave të administruara 15.869 Të vaksinuar me dozën dytë 318.099 வாம் 938.504 620.405 E MARTE 07.09.2021 Numrii testimeve 10.321 Raste pozitive 920 Të shëruar 1.698 Rastet e vdekjes 28 Rastet aktive 24.484'

Back to top button