Mosha e 30 viktimave që humbën jetën nga Covid-19
Në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e Covid-19 kanë vdekur 30 persona. Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda një dite vdiqën 17 gra dhe 13 burra.
Në mesin e viktimave është një person i grupmoshës 30 deri në 39 vjeçar, një persona tjerë që ka humbur jetën është i grupmoshës 40 deri në 49 vjeç.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë 7 viktima janë nga mosha 50 deri 59, 6 të tjerë nga 60 deri ne 69 vjet. Ndërsa 11 viktima janë të grupmoshës 70 deri në 79, kurse mbi moshën 80 vjeçare në 24 orët e fundit kanë vdekur 4 persona.
Nga Prishtina janë regjisttruar 8 viktima. 5 nga Prizreni, 3 nga Ferizaj, kurse, Skendera, Vushtrria, Gllokovci dhe Gjilani janë nga 2 viktima.
Lipjani, Gjakova, Suhareka, Kamenica, Rahoveci dhe Dragashi kanë regjistruar nga një viktimë.
Në total numri i rasteve aktive është 19 mijë e 923./21Media