Për një ditë u vaksinuan mbi 20 mijë persona
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 20 mijë e 646 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995 mijë e 930 doza të vaksinës.
Deri më sot 347 mijë e 344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.
Gjatë 24 orëve të fundit, 30 persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 685 raste të reja me koronavirus në vendin tonë./21Media