Mosha e 6 viktimave nga Covid-19

Këtë të hënë në Kosovë janë regjistruar edhe 6 viktima nga koronavirusi i ri.
Sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, 5 nga viktimat ishin të gjinisë mashkullore dhe 1 të gjinisë femrore.
Një nga viktimat që humbi jetën nga Covid-19 ishte një burrë nga Malisheva i grupmoshës 40-49 vjeç, një burrë i grupmoshës 60-69 vjeç nga Drenasi, një grua nga Gjilani e grupmoshës 70-79 vjeç dhe 3 viktima i përkisnin grupmoshës mbi 80 vjeç nga Drenasi, Istogu dhe Prizreni.
Sipas të dhënave, që prej 13 marsit 2020 e deri më 20 shtator 2021, Kosova ka regjistruar 2 mijë e 905 viktima./21Media

Back to top button