Vuçiq në takim me Lajçakun

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sapo është takuar me përfaqësuesin Special të BE -së për dialogun Kosovë -Serbi, Miroslav Lajçak.
Mediat serbe raportojne se tema e takimit është situata aktuale në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe përparimin në negociatat për një marrëveshje mbi normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, transmeton rtv21.tv.
Lajçak gjatë qëndrimit në Beograd do të takohet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Beograd, si dhe me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile./21Media

Back to top button