Mosha e dy viktimave që humbën betejën me Covid-19 në Kosovë

Dy persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar edhe 770 raste të reja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy meshkuj.
Mosha dhe vendbanimi i viktimave: Dy qytetar nga komuna e Prishtinës, njëri i moshës mbi 80 vjeç dhe tjetri i moshës 70-79 vjeç.
“Sot janë shëruar 1.589 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 202.664. Në total numri i rasteve aktive është 16.028.”, ka informuar Msh./21Media
May be an image of text

Back to top button