Mosha e personave që humbën betejën me Covid-19

Dy persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar edhe 787 raste të reja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy burra.
Njëri i vdekur ka qenë i moshës mbi 80 vjeç nga komuna e Gjakovës dhe tjetri i moshës 70-79 vjeç nga komuna e Shtimes.
“Sot janë shëruar 3.613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195.021. Në total numri i rasteve aktive është 20.995.”, ka informuar MSh.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.794.993 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button