Mosha e viktimave që humbën betejën me Covid-19

Tre persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa u konfirmuan edhe 189 raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën dy gra dhe një burrë. Sipas të dhënave të MSh-së, një qytetare ishte nga komuna e Klinës, e grupmoshës 70-79, ndërsa tjetra ishte nga komuna e Prishtinës, e grupmoshës 60-69 vjeç.
Ndërsa, burri ishte nga komuna e Prishtinës, i grupmoshës 70-79 vjeç.
“Sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749. Në total numri i rasteve aktive është 2.996.”, bëri të ditur MSh./21Media
May be an image of text

Back to top button