Të dielën dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Norvegji

 
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se të dielën nga ora 16:00 do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Norvegji.
Biletat do të shiten para palestrës “Minatori” në Mitrovicë dhe kushton 3 euro.
Për shkak të masave anti-Covid të shpallura nga Qeveria e Kosovës, numri i tifozëve do të jetë i kufizuar.
Në njoftimin e FBK-së bëhet e ditur se biletat mund t’i blejnë vetëm personat të cilët janë të vaksinuar me dy doza. “Në palestër duhet të respektohen masat anti-Covid, si mbajtja e maskës dhe distanca sociale”.
Takimi Kosovë-Norvegji zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në “Minatori” të Mitrovicës në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për Eurobasket 2025./21Media

Back to top button