Mosha e viktimave që humbën jetën sot nga Covid-19

Sot në Kosovë janë regjistruar gjashtë viktima si pasojë e infektimit me Covid-19. Në bazë të dhënave nga Ministria e Shëndetësi kanë vdekur dy burra një nga Gjilani dhe Prishtina të grupmoshës 60-69 vjeç.
Sot vdiq edhe një grua nga Mitrovica e grupmoshes 70-79, dhe dy burra nga Prishtina nga po e njejta grupmoshë.
Mbi moshen 80 vjeçare vdiq një grua nga Vushtrria.
Ministria e Shëndetësisë këtë të martë ka raportuar edhe për 2 mijë e 33 raste të reja me Covid-19 nga testimi i 10 mijë e 87 testimeve.
Tutje MSh ka njoftuar se janë shëruar 3 mijë e 329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172 mijë e 44
Në total numri i rasteve aktive është 32 mijë e 906.
Deri më tani janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës. Me dy doza të vaksinës janë imunizuar 805 mijë e 802 persona./21Media

Back to top button