Avokati i Popullit kërkon rishikimin e masë së kufizimit të lëvizjes 

Avokati i Popullit konsideron se Qeveria e Kosovës duhet ta rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në orë 5:00, duke shtuar se në vend të kësaj, do të ishte më e dobishme që të fuqizoheshin mekanizmat e kontrollit sanitar dhe inspektoratet.
“Avokati i Popullit përmes këtij opinioni shpreh qëndrimin e tij se Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 5:00, duke precizuar se në vend të kësaj do të ishte më e dobishme që të fuqizoheshin mekanizmat e kontrollit sanitar dhe inspektoratet, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle më të shpeshta për të vlerësuar nëse janë duke u zbatuar masat e përgjithshme, tanimë të njohura”, thuhet në opinionin e Avokatit të Popullit lidhur me masat e fundit anti-COVID, të ndërmarra më 21 janar të këtij viti, si pasojë e rritjes së rasteve ditore me koronavirus.

Ky opinion po ashtu thekson se praktikat e vendeve të rajonit tregojnë se asnjëra prej tyre nuk kërkon nga qytetarët që hyjnë në territoret e tyre t’i kenë tri doza të vaksinës.
Për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, Qeveria e Kosovës këtë muaj mori vendim për masat e reja antiCOVID-19.
Masa këto që do të hyjnë sot në fuqi e që do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt.
Nga sot gastronomia do të punojë deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30. Masë tjetër është edhe ora policore e vendosur nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.
Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.
Kurse në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.
Kujtojmë që në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 2 mijë e 943 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes shkak i infektimit nga ky virus./21Media
Back to top button