Kaloni te përmbajtja kryesore

Mosha veç një numër, Bayerni ia rinovon kontratën Neuerit

Bayern Munich përmes një komunikate e ka bërë të ditur se ia ka rinovuar kontratën portierit, Manuel Neuer.

Për 37 vjeçarin mosha nuk është asgjë tjetër veçse një numër, dhe Neuer tani ka nënshkruar kontratë të re me Bayernin deri në qershor të vitit 2025.

Po ashtu, krahas Neuer kontratë të re me Bayernin ka nënshkruar edhe portieri i dytë, Sven Ulreich, i cili e vazhdon të ardhmen me kampionin gjerman deri në qershor të vitit 2025.

Neuer iu bashkua Bayernit nga Schalke 04 në vitin 2011, dhe deri tani ka arritur të bëjë 494 paraqitje për klubin.

Në anën tjetër, Sven Ulreich iu bashkua Bayernit nga VfB Stuttgart në vitin 2015, dhe ka bërë 98 paraqitje në të gjitha garat deri tani në portën e kampionit gjerman.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button