Moska: Rreth 500 trupa ruse të vrarë
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka dhënë shifrat e para për viktimat e pushtimit të Ukrainës.
Sipas raporteve të mediave ruse, thuhet se 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe 1 mijë e 597 janë plagosur deri më tani.
Pretendimi është dukshëm më i vogël se vlerësimi i Ukrainës për viktimat ruse, Kievi pretendon se ka vrarë 5 mijë e 840 trupa ruse, përcjellë rtv21.tv
Rusia ka pohuar gjithashtu se më shumë se 2 mijë e 870 anëtarë të shërbimit ukrainas janë vrarë dhe rreth 3 mijë e 700 janë plagosur. Kievi nuk ka dhënë asnjë shifër.
BBC ka thënë nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur as pretendimet ruse apo ukrainase, por Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha.
Më herët shërbimet e urgjencës të Ukrainës thanë se më shumë se 2 mijë civilë dhe 10 personel të shërbimeve të urgjencës janë vrarë deri më tani./21Media