Në seancën e Kuvendit, në rend dite Rezoluta në mbështetje të Ukrainës

“Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus” nesër do të jetë si pikë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të Kosoovës.
Seanca do të fillojë në orën 10:00.
“Pas dakordimit midis grupeve parlamentare, në seancën e nesërme të Kuvendit të Republikës së Kosovës (3 mars 2022), e cila do të fillojë në orën 10:00, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button