Mosmarrëveshje në komunikacion, një i plagosur nga gjuajtja me armë

Një person është plagosur sot si pasojë e gjuajtjes me armë në Prizren. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas Gashit, i dyshuari është ndaluar dhe një armë është sekuestruar në vendin e ngjarjes.
“Ora 14:30 Rruga “Xhemil Fluku”-Prizren Gjuajtje me armë zjarri per shkak te nje mosmarrëveshje ne komunikacion ka ardhur deri te konfrontimi i dy personave të dyshimtë, ku njeri nga ata ka gjuajtur me armë zjarri duke e plagosur personin tjetër ne kembe. Ne baze te konfirmimit te mjekut, i plagosuri eshte jashtë rrezikut per jete.”, ka informuar Gashi.
Policia është duke u marrë me rastin./21Media

Back to top button