Mosmarrëveshje në komunikacion, rrahet një shofer

Dy persona, njëri i mitur, janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, kanë sulmuar fizikisht një person, i cili ishte duke drejtuar veturën.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Drenoc të Rahovecit, më datë 03.04.2022.
Viktimës, për shkak të lëndimeve i është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit rajonal në Gjakovë, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button