Mosmarrëveshje për grurë në Vushtrri, tre persona sulmojnë fizikisht një tjetër
Një person i dyshuar për lëndim të lehtë trupor, si dhe për posedim e përdorim të paautorizuar të armës është arrestuar të shtunën në Vushtrri.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje rreth transportit të grurit, së bashku edhe me dy persona tjerë kanë sulmuar fizikisht një person të cilit i kanë shkaktuar lëndime, ndërsa i dyshuari ka shtënë edhe me armë zjarri.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të përfshirë ende janë arrati
“Është arrestuar i dyshuari m/k i cili pas një mosmarrëveshje (rreth transportit të grurit) së bashku edhe me dy persona tjerë kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k, të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe po ashtu i dyshuari ka shtënë me armë zjarri. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të përfshirë ende janë arrati. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.