Mosmiratimi i buxhetit të vitit 2025, komuna e Gjilanit nesër do të mbajë konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do të mbajë konferencë për medie.
Sipas njoftimit, konferenca pritet të mbahet në orën 14:00, në zyrën e kryetarit.
Tema e diskutimit do të jetë mos miratimi i buxhetit të vitit 2025 dhe mos bartja e mjeteve nga këshilltarët e Kuvendit Komunal.
“Kryetari Hyseni mban konferencë për medie. Gjatë ditës së nesërme (e martë), kryetari i Komunës së Gjilanit,
Alban Hyseni, do të mbajë konferencë për medie. Konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrën e kryetarit. Tema e diskutimit do të jetë mos miratimi i buxhetit të vitit 2025 dhe mos bartja e mjeteve nga këshilltarët e Kuvendit Komunal. Ftoheni që të merrni pjesë”, ka njoftuar Komuna e Gjilanit. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?