Mostrat e pacientit që dyshohet për lijën e majmunëve dërgohen për testim në Holandë

Mostrat e personit që dyshohet se është infektuar me lijën e majmunëve sot do dërgohen në Holandë. Kështu për portalin rtv21.tv bëri të ditur  zëdhënësja e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Era Pireva.
Pireva tregoi se këto mostra më saktësisht janë dërguar në laboratorin e Organizatës së Kombëve të Bashkuara.
“Mostrat nga pacienti i dyshuar me MNKPOX është planifikuar të nisen sot me ndihmën e OBSH-së për në laboratorin referent të OBSH-së për patogjen me rrezik të lartë në Holandë. Nuk kemi ende informatë kur pritet të pranojmë rezultatet pasi që të arrijnë mostrat në Holandë”, tha Pireva.
Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, më 3 qershor nga Klinika Infektive, QKUK pranoi një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox).
Pacienti është mashkull nga komuna e Dragashit, i lindur më 1953./21Media
Back to top button