Një rast i dyshimtë me Lijën e Majmunit në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox).
Pacienti është mashkull nga komuna e Dragashit, i lindur më 1953.
Personi dje është hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike.
Gjendja e pacientit është stabile dhe ai po qëndron i izoluar.
”Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve. Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh-së në Holandë, priten edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara”, bëri të ditur ministria./21Media

Back to top button