Mostrat e ujit të pijes nga fshatrat e Deçanit, MSh thotë se nuk ka vend për shqetësim

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se sot është njoftuar nga IKShPK se, me kërkesë të ndërmarrjes regjionale “Hidro-Drini” (ujësjellësi) në Pejë, janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit, nisur nga shqetësimi se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.
MSh ka informuar se janë bërë analizat fiziko-kimike, nesër dhe pasnesër do t’i kenë edhe analizat bakteriologjike të mostrave.
Ministria ka bërë të ditur se nuk ka vend për shqetësim.
“MSh është në komunikim të vazhdueshëm me instancat përkatëse. Nesër, bashkë me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, zyrtarë të MSh-së do të jenë në Pejë, tek qendra rajonale e IKShPK-së dhe në Deçan, ku do të takohet me strukturat e pushtetit lokal dhe drejtues tëv QKMF-së atje.”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button