Anëtarësimi në NATO nuk është veprim kundër Rusisë, tha Kryeministrja suedeze

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson sot tha se vendimi i vendit të saj për të aplikuar për anëtarësim në NATO “nuk është diçka kundër Rusisë”, por diçka që është më e mira për Suedinë.

Ajo më parë tha se vendimi për t’u bashkuar me aleancën do të ndihmonte Suedinë të arrinte më shumë siguri dhe të kontribuonte në më shumë siguri.

Andersson konfirmoi se partia e saj shpreson të sinkronizojë sa më shumë aplikimin e anëtarësimit të Suedisë me atë të Finlandës, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Presidenti rus, Vladimir Putin e përshkroi më parë qëllimin e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n si një gabim./21Media

Back to top button