Mot i ftohtë dhe reshje të shiut në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me reshje të shiut, ndërsa në pjesët malore dhe në vendet më të larta me reshje të dëborës ku do të formohet shtresë e re e dëborës.
Kushte për borë të dobët do të ketë edhe në disa vende më të ulëta në pjesët veriore dhe lindore, Do të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 2 deri në 8 gradë Celsius.
Në Shkup mot me vranësira dhe më i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut. Gjatë ditës në pjesët më të larta të fushëgropave të Shkupit do të bie borë e dobët e përkohshme. Temperatura minimale do të bie deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 5 gradë Celsius.
Deri të mërkurën paradite do të ketë stabilizim kalimtar të motit me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat gjithkund do të jenë nën zero. Pastaj vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme me intensitet të ndryshëm./TV21

Back to top button