Facebook-u paditet me 150 miliardë dollarë

Dhjetra refugjatë Rohingya në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë paditur Facebook, duke akuzuar gjigantin e mediave sociale se ka lejuar përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër tyre.
Ata po kërkojnë më shumë se 150 miliardë dollarë kompensim, duke pretenduar se platformat e Facebook promovoi dhunën kundër pakicës së persekutuar.
Rreth 10,000 myslimanë Rohingya u vranë gjatë një goditjeje ushtarake në Mianmar me shumicë budiste në vitin 2017.
Facebook, tashmë i quajtur Meta, nuk iu përgjigj menjëherë akuzave, transmeton rtv21.tv.
Kompania akuzohet se ka lejuar që “përhapja e dezinformatave të urryera dhe të rrezikshme të vazhdojë për vite me radhë”.
Në MB, një firmë ligjore britanike që përfaqëson disa nga refugjatët i ka shkruar një letër Facebook-ut, duke pretenduar:
-Algoritmet e Facebook “përforcuan gjuhën e urrejtjes kundër popullit Rohingya”,
-Firma “dështoi të investojë” në moderatorë dhe kontrollues faktesh që dinin për situatën politike në Mianmar,
-Kompania nuk arriti të hiqte postimet ose të fshinte llogaritë që nxisin dhunën kundër Rohingya-ve,
-Ajo nuk arriti të “ndërmerrte veprimet e duhura dhe në kohë”, pavarësisht paralajmërimeve nga organizatat bamirëse dhe media,
Në SHBA, avokatët ngritën një ankesë ligjore kundër Facebook në San Francisko, duke e akuzuar atë se ishte “i gatshëm të tregtonte jetën e popullit Rohingya për një depërtim më të mirë në treg në një vend të vogël në Azinë Juglindore”.
Ata citojnë postime në Facebook që u shfaqën në një hetim nga agjencia e lajmeve Reuters, duke përfshirë një në vitin 2013 ku thuhej “Ne duhet t’i luftojmë ata ashtu siç bëri Hitleri me hebrenjtë”. Në një postim tjetër thuhej: “Hidhni benzinë dhe vini zjarrin që ta takojnë Allahun më shpejt”.
Facebook ka më shumë se 20 milionë përdorues në Mianmar. Për shumë, faqja e mediave sociale është mënyra e tyre kryesore ose e vetme për të marrë dhe ndarë lajmet./21Media

Back to top button