Mot i ftohtë në Maqedoninë e Veriut

Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite në pjesët perëndimore me shi të përkohshëm. Do të fryejë erë veriore e dobët deri në mesatare. Nga fundi i ditës nga perëndimi do të përhapen vranësira të reja prej të cilës gjatë natës do të fillojnë reshje më intensive të shiut.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 2 deri në 9 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 10 deri në 17.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë. Nga orët e mbrëmjes do të jetë me vranësira dhe gjatë natës me paraqitjen e shiut të përkohshëm. Temperaturat e mëngjesit do të ulen deri në 6 ndërsa e ditës do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.
Të enjten do të ketë reshje më të rrëmbyeshme të shiut, kur për shkak të uljes së masës së ftohtë ajrore, në male veçanërisht në pjesët perëndimore do të bie borë ndërsa vende-vende edhe në viset më të larta shiu do të kalojë në borë./TV21

Back to top button