Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme.

Sipas institutit, të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës parashihen riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

Të martën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

Edhe të mërkurën do të ketë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e martë, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

Të enjten do të ketë mot të vranët, por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.

Ndërkoaq të premten do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Gjatë fundjavës parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil.

Sipas IHMK-së, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

Back to top button