Mot i nxehtë sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore (Shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë) do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.
Nëpër disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe ndonjë rigë e dobët shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius.
Indeksi UV do të shënojë vlera të larta, prandaj IHMK apelon që kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (sidomos në periudhën kohore prej 10:00-17:00) sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes./21Media

Back to top button