Temperaturat mbetën të pandryshueshme

Temperaturat mbetën të pandryshueshme

Java ka nisur me mot të vranët dhe reshje shiu, duke mos sjellë asnjë përmirësim nga fundjava.

Pjesa e parë e ditës së hënë do të vijojë në kushte të paqëndrueshme ku territori shqiptar do të mbizotërohet nga vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa reshjet e deborës mbetën në zonat malore, por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2 gradë në 16 gradë Celsius.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë.