Kaloni te përmbajtja kryesore

Mot kryesisht me diell, meteorologët bëjnë thirrje për kujdes

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por duhet shtuar kujdes që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos në pikun e ditës, pasi që indeksi UV parashihet të jetë në vlerat e larta.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button