Mot me diell e shi sot në Maqedoni

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale dhe me erë të dobët në Maqedoninë e Veriut. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullima në pjesët lindore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 16, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 27 deri në 34 gradë Celsius. UV=8
Në Shkup, mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të moderuara. Temperatura minimale do të bie në 15 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.
Pason mot i nxehtë me paraqitje të izoluar të motit të paqëndrueshëm në orët e pasdites e pasuar me shi, bubullima dhe erë të përforcuar, veçanërisht gjatë kohës së fundjavës./TV21

Back to top button