Ronela Hajati me këngë në gjuhën italiane

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila ndodhet në Milano të Italisë, po punon atje për një projekt të ri muzikor.
Ajo ka treguar se është duke e realizuar një këngë në gjuhën italiane.
“Të festojmë për këngën time të parë në gjuhën italiane të cilën jam duke e bërë”, ka njoftuar Ronela në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)


Shqipëria këtë vit në Eurovision është përfaqësuar nga Ronela Hajati. Artistja, përformoi e para në gjysmëfinalen e parë të konkursit evropian të këngës, mirëpo nuk arriti të kualifikohej për në finale.

Kujtojmë se nga ky edicion i Eurovisionit, Ukraina doli fituese./21Media
 

Back to top button