Mot me diell gjatë gjithë javës

Gjatë javës do të mbajë mot i ngrohtë me temperatura mbi mesataren për sezonin e vjeshtës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon sevranësira të shpërndara, ndërsa në orët e para të ditës do të ketë vesë dhe mjegull, e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale nën 5 km.

“Temperaturat minimale të hënën do të lëvizin ndërmjet 2 e 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 e 24 gradë celsius. Të martën. Mot i ngjashëm, vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 e 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 e 24 gradë celsius. Të mërkurën, mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3 e 5 gradë celsius, kurse maksimalet lëvizin ndërmjet 19 e 23 gradë celsius, Të enjten mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme. Minimalet ndërmjet 3 e 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 e 21 gradë celsius. Të premten do të mbajë mot më i freskët. Temperaturat minimale ndërmjet 4 e 6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 17 e 19 gradë celsius”, thuhet në njoftim.
Në vikend pritet të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu./21Media 
Back to top button