17 raste aktive me Covid-19

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 17.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.
Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.542 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.293 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,810 persona./21Media 

Back to top button