Mot me diell nesër dhe në vikend

 

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas reshjeve të mëdha që goditen rrafshin e Kosovës, situata meteorologjike do të shkojë drejt stabilizimit. Kështu që, sipas tyre, këto tri ditë të mbetura të kësaj jave do të vijojnë me kushte të mira meteorologjike.

Diell i shoqëruar me vranësira të shpërndara dhe erëra të lehta deri mesatare, por pa reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale, sipas IHMK-së, do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius. Indeksi UV nga 6-8 (i lartë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./21Media

Back to top button